Celebrities Gossip Showbiz

“Janë puthur në buzë…”, Jori, Dea dhe Shpati i bëjnë një rreng Armaldos!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme, Dea Mishel, Jori dhe Shpati kanë vendosur që t’i bëjnë një rreng Armaldos. Ata bënë një plan që të bënte Maestron të besonte se Dea dhe Shpati janë puthur në buzë.

Jori: Ku u futa unë ata ishin duke u puthur. Unë bëra sikur nuk i pashë.

Armaldo: Po, a e ka puthur atë? Janë puthur? Ky është lajmi, nuk ka rëndësi se si.

Olta: Janë puthur vërtet? Po jo me gjuhë.

Armaldo: Po jo moj se nuk puthen ashtu që në fillim.

Armaldo: Do ju tregojmë të tjerëve? Plasën çokollatat edhe andej

Jori: Shkova te dhoma e rrëfimit me Dean edhe thashë, shpjegova. Mora Shpatin dhe ishim të tre te krevati dhe thashë që do bëj dush. U ktheva prapë dhe po i lexonte Dea një poezi dhe janë puthur

Armaldo: Janë puthur buzë më buzë. Një çift i ri në shtëpinë e “Big Brother”

Këngët e Butrint Imerit dëgjohen herë pas here në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Teksa në sfond ishte kënga e ish-partnerit të Kiara Titos, Jori Delli pyeti Ejllin se nëse është xheloz për lidhjen që ka pasur moderatorja. Luizi zgjodhi të luante rolin e indiferentit, duke bërë sikur nuk ka dijeni për atë lidhje. Por kunjat e Armaldos, nuk e lanë të qetë.