Gossip Showbiz

Këngëtari i njohur Jason Derulo bëhet baba për herë të parë!

Ai është një ndër këngëtarët më të suksesshëm ndërkombëtarë dhe së fundmi është bërë baba për herë të parë. Pak javë më parë Jason dhe partnerja e tij, Jena zbuluan se do të bëhet prindër të një fëmije përmes një video-je ku bukuroshja shfaqej me barkun e rrumbullakët.

Jason kërkonte me patjetër një djalë ndërsa partnerja e tij dëshironte të kishte një vajzë dhe dëshira iu realizua këngëtarit të famshëm. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Jason Derulo rrëfeu se kishte shumë kohë që ndiente se kishte ardhur momenti për të patur një fëmijë.

Ndërkohë, Jena Frumes përmes një postimi në Instagram ndau me ndjekësit lajmin e bukur të shoqëruar me disa foto e fjalë emocionuese:

Një paraqitje e shkurtër e javës sime të parë me mbretin tonë të vogël të shëndetshëm dhe të pashëm … Jeta tani ka shumë më shumë kuptim dhe unë jam shumë mirënjohëse. Unë jam aq shumë e dashuruar me këtë djalë të vogël, ai është gjithçka që unë kurrë nuk e dija se kisha nevojë. Të dua përgjithmonë @jasonderulo.