Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim, sidomos në orët e mesditës e të pasdites.
Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash në veriperëndim e perëndim, si edhe në pjesën qendrore të territorit shqiptar.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi nga 1 në 5 m/sek, përgjatë vijës bregdetare e në lugina era është me shpejtësi 6-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
11/23
Diell re shi
Kukës
9/21
Diell re shi
Lezhë
9/23
Diell re shi
Dibër
6/21
Diell re shi
Durrës
12/23
Diell re shi
Tiranë
12/24
Diell re shi
Elbasan
10/23
Diell re shi
Berat
9/24
Diell re shi
Vlorë
11/22
Diell re shi
Korçë
5/18
Diell re shi
Gjirokastër
7/23
Diell re shi
Sarandë
11/22
Diell re shi