Aktualitet

Kthjellime gjatë pjesës së parë të ditës, nga pasditja nisin reshjet e shiut!

Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin deri në orët e mesditës. Në pjesën e dytë të ditës, moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites, priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore të vendit shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshje të dobëta shiu (përjashtuar vijën bregdetare).

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Në detet Adriatik dhe Jon, valezim i forcës 1-3 ballë.