Celebrities Fashion Film & Tv

Jeni kuriozë të zbuloni të veçantën e veshjes së Zendaya-s në premierën e “Spider-Man: No Way Home”?

Gjithmonë aktorja bukuroshe është vendosur në qendër të vëmendjes në lidhje me zgjedhjet që ajo bën me fustane e saj paksa të çuditshme në mënyrën e prezantimit. Shumë herë është komentuar por këtë herë ajo vendosi pikat mbi ‘i’.

Në premierën e filmit më të ri që pritet të dalë ditën e premte, “Spider-Man: No Way Home”. Zendaya edhe në krahë të partnerit të saj Tom Holland shkëlqeu me veshjen e saj.

E veçanta e këtij fustani ka qenë motivi i veshjes së saj që përkonte edhe me temën e filmit ku edhe ajo është pjesëmarrëse.

Ky fustan kishte në qendër tematikën e merimangës ku çdo gjë ishte e rrethuar nga rrjetat.

Gjithashtu edhe në paraqitjen e pak ditëve më parë ylli kishte zgjedhur të vishte një xhaketë ngjyrë hiri dhe çizme të zeza deri te kofshët, të dyja të stiluara nga Alexander McQueen dhe ishin të mbuluara me rrjeta kristali që imitonin pamjen e rrjetave të merimangës. Aktorja e “Euphoria” e finalizoi pamjen me një palë vathë luksozë nga Jacob & Co., për të cilët një përfaqësues i argjendarisë tha për “Page Six Style” që vlejnë plot 31,800 dollarë. Vathët “Jacob’s Web” përfshijnë dy merimanga të mëdha të bardha me perla dhe diamant dhe janë të mbështjellë me afërsisht 752 gurë të prerë të rrumbullakët që gjithsej bëjnë 3,62 karat.