Celebrities Fashion Showbiz

Zendaya shkëlqeu në paraqitjen e saj të fundit, por ky detaj na kishte shpëtuar!

Le ta pranojmë që Zendaya njihet për stilin e saj në veshje dhe gjithmonë shkëlqen në çdo dalje të saj publike. Dhe sigurisht e tillë ka qenë dhe paraqitja e saj e fundit. Zendaya iu bashkua të dashurit të saj Tom Holland për filmin “Spider-Man: No Way Home” në Londër dhe ajo sigurisht u shfaq e veshur më së miri.

Ylli kishte zgjedhur të vishte një xhaketë ngjyrë hiri dhe çizme të zeza deri te kofshët, të dyja të stiluara nga Alexander McQueen dhe ishin të mbuluara me rrjeta kristali që imitonin pamjen e rrjetave të merimangës. Aktorja e “Euphoria” e finalizoi pamjen me një palë vathë luksozë nga Jacob & Co., për të cilët një përfaqësues i argjendarisë tha për “Page Six Style” që vlejnë plot 31,800 dollarë. Vathët “Jacob’s Web” përfshijnë dy merimanga të mëdha të bardha me perla dhe diamant dhe janë të mbështjellë me afërsisht 752 gurë të prerë të rrumbullakët që gjithsej bëjnë 3,62 karat.

Aktorja e njohur Zendaya, premton se do të ketë një rol më të madh në vazhdimin e filmit fantastiko-shkencor me titull “Dune”, pasi fansat u mërzitën që nuk e panë shumë në filmin e parë. Ylli 25-vjeçar, këmbëngul se ka shumë më tepër për të eksploruar në vazhdimin e filmit, i cili është planifikuar të dalë në vitin 2023. E pyetur se çfarë mund të presin fansat e saj në projektin e ardhshëm, Zendaya u shpreh për “Deadline” se:

Epo, unë mund të jem atje për më gjatë, gjë e paparë. Dua të rritem me personazhet që luaj dhe me njerëzit nga të cilët mësoj. Kushdo që i ka lexuar librat e di se ka shumë më tepër për të eksploruar dhe për të dhënë.