Celebrities Fashion Magazine Showbiz

Jeni kuriozë të dini se kush është ambasadorja më e re e markës “Dior”?

Ditëve të fundit shumë të famshëm janë duke u bërë imazhet kryesore dhe pse jo edhe amsadorët e markave të njohura dhe shumë të pëlqyera. Së fundmi ka qenë aktorja bukuroshe Anya Taylor-Joy, e cila është bërë ambasadorja më e re globale jo vetëm për modën dhe veshjet por edhe për grimin, e markës së njohur ‘Dior’.

Këtë lajm e bëri të ditur vetë marka ‘Dior’ e cila njoftoi se ylli i “The Queen’s Gambit”, Anya Taylor-Joy do të jetë ambasadorja e tyre më e re globale. Shtëpia luksoze e modës franceze shkroi në rrjetin e saj social Instagram se:

‘Dior’ është e lumtur që të shpallë @AnyaTaylorJoy si ambasadoren e re globale për modën dhe grimin. E parë dhe e veshur me disa krijime të Shtëpisë muajt e fundit, për çmimin e 26-të @CriticsChoice, ajo mishëroi elegancën moderne me një fustan prej tyli të veshur dhe me detaje ‘makramé’ nga koleksioni #DiorCouture Pranverë-Verë 2020 nga @MariaGraziaChiuri, me grim nga @DiorBeauty.

Ajo do të shfaqë punën e drejtoreshës kreative të koleksioneve të grave, Maria Grazia Chiuri, dhe të drejtorit krijues dhe imazhit të make-up, Peter Philips. Lajmi erdhi një muaj pasi 25-vjeçarja e lindur në Majami, e quajti fustanin e saj të verdhë dhe bezhë në ‘Emmy Awards’ si fustanin e saj të ëndrrave që u bë realitet.

Taylor-Joy dukej si mishërimi i Barbie në një krijim rozë të ‘Dior’ në premierën e ‘Last Night In Soho’ në Festivalin Ndërkombëtar të Venecias më 4 shtator.

Ylli i ‘New Mutants’ veshi një fustan prej tyli të ‘Dior’ të veshur dhe me detaje ‘makramé’ për Çmimet e 26-ta të Zgjedhjes së Kritikëve më 7 Mars.

Anya gjithashtu ka përfaqësuar Dior-in me një fustan të gjelbër me rrip dhe pallto mbrëmjeje për ceremoninë e 78-të të ‘Golden Globe Awards’ më 28 shkurt.