Celebrities Gossip Showbiz

Jori Delli sqaron historinë me Butrint Imerin dhe skenat romatike të klipit me Noizyt!

Jori Delli ka qenë padiskutim një nga personazhet më të përfolur të ‘BBV 2’ edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Jo vetëm për hiret e saj trupore, por dhe për lojën gjatë pjesëmarrjes së saj në spektakël, bukuroshja arriti të bëhet kryefjalë e mediave. Jo vetëm brenda shtëpisë së ‘BBV’, por dhe jashtë saj u përfol mjaft.

Mbrëmjen e djeshme Jori ka qenë e ftuar në “Procesi Sportiv” për të zbuluar më shumë rreth thashethemeve të fundit për të në lidhje me afrimitetin dhe skenat romantike në klipin me Noizyn dhe jo vetëm.

Ed Manushi: Atëherë në “Top Arena” ke shprehur një pëlqim për Butrint Imerin

Jori Delli: Obobo mos na ngatërro kot… ti the më thuaj një emër dhe une e lidha me faktin se Beniada kishte bërë atë gabim edhe e thash po unë se njifja fare 

Ed Manushi: Po me ty dhe Noizyn ca po ndodh?

Jori Delli: E thash 100 herë po herën tjetër që do më pyesin a do bëjmë një videoklip nuk e bej se këtu po bëre ndonjë videoklip, o ke bërë dicka ooo … unë me Noizyn kam marrëdhënie shoqërore tani nuk dëgjohemi shumë…