Botë e Çuditshme Health & Beauty Lifestyle

Ju ndihmon me gjumin, gjithçka që duhet të dini për fenomenin “zhurmë me ngjyra”!

Zhurmë rozë, e bardhë apo kafe? Secili konsiderohet se bën magjinë e tij, por ky i fundit po fiton gjithnjë e më shumë terren në TikTok për përfitimet e tij të dukshme. Shumë zhurma me ngjyra i marrin emrat e tyre nga energjia e sinjalit të zërit që lëshojnë. Zhurma rozë është një lloj i veçantë zhurme që është më i fortë në frekuenca më të ulëta, gjë që e bën atë më të thellë. Konsiderohet më efektive se e bardha, ndërsa roza zakonisht gjendet në makineritë me zhurmë të bardhë, e cila përveçse siguron një tingull të qëndrueshëm që ju ndihmon të flini, shoqërohet edhe me, për shembull, zhurmën e valëve ose shiut.

Zhurma e bardhë mund të përdoret për të maskuar tingujt më të fortë si bllokimi i trafikut ose gërhitja dhe të tjera dhe gjendet në pajisje të ndryshme shtëpiake si radiatorë, kondicionerë, ventilatorë, fshesa me korrent. Zhurma kafe, e njohur edhe si e kuqe, ka energjinë më të lartë në frekuencat e ulëta, gjë që e bën tingullin më të thellë në krahasim me të bardhën dhe rozën. Zhurma kafe kohët e fundit është bërë virale në TikTok pikërisht sepse konsiderohet si e bardha e re. Përdoruesit e mediumit këmbëngulin se ndihmon shumë për t’u çlodhur dhe për të fjetur më lehtë dhe me cilësi. Zhurma kafe të kujton stuhitë, si dhe ujëvarat.

@infinitehealing

Thank you for watching ♥︎ Get your own calming noise machine through link in bio. #brownnoise #adhd #autism #calmingsounds #calmingvideos #infinitehealing

♬ Brown Noise – Brown Noise

Nga ana tjetër, një mësuese thotë se e përdor atë për t’i mbajtur nxënësit e saj të fokusuar në klasë, kur përgjithësisht mendohet të vendosë mendimet në rregull, duke përjashtuar kaosin dhe çorganizimin. E vërteta, sipas shkencëtarëve, është se ajo që i bën të tre zhurmat efektive ka të bëjë më pak me vetë zhurmat sesa aftësinë e tyre për të maskuar të tjerat. Shumë studime kanë treguar se, për shembull, e bardha ndihmon të rriturit të flenë më mirë me 38%, ndërsa roza përmirëson kujtesën.

Madje, të treja konsiderohen të rrisin performancën e punës. Megjithatë, një grup tjetër ekspertësh i konsideron të gjitha provat e mësipërme si të pamjaftueshme, ku shumë argumentojnë se ekspozimi ndaj ndonjë prej zhurmave të mësipërme prish gjumin dhe funksionet e tjera, ndërsa krijon probleme dëgjimi nga decibelët e lartë. Edhe pse nuk është gjithmonë e mundur, zhurma më e mirë sipas shkencës është e zeza, pra mungesa e zërit. Me fjalë të tjera, ajo që përkufizohet si heshtje e çmuar.