Celebrities Gossip Showbiz

Ju prezantojmë me të dashurin e përfolur të supermodeles Gigi Hadid!

Supermodelja Gigi Hadid duket se ka nisur një romancë të re me producentin muzikor Cole Bennett. Cole më parë ka punuar me Blink-182, Lil Yachty, Post Malone, Justin Bieber, Kanye West dhe Eminem. Ai gjithashtu zotëron kompaninë multimediale ‘Lyrical Lemonade’. Modelja 27-vjeçare po i jep një shans të dytë dashurisë me biznesmenin 28-vjeçar. Dyshja vlen të thekojmë se njihen prej kohësh.

Siç zbuloi një burim i afërt për Us Ëeekly, ata e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin. Modelja thuhet se e sheh producentin e muzikës “të denjë” në krahasim me marrëdhëniet e saj të mëparshme. Gjithashtu u zbulua se Gigi mund të jetë në kërkim të një marrëdhënieje më të qëndrueshme pas romancës së shkurtër me yllin e Hollywoodit Leonardo DiCaprio.

“Ajo është gati për diçka më serioze”,-shtoi burimi. Rikujtojmë, se Leonardo DiCaprio nga ana tjetër ka zyrtarizuar romancën me të dashurën e tij të re të quajtur Vittoria Ceretti. Dyshja është parë duke u puthur në një klub nate në Ibiza. Aktori dhe modelja 25-vjeçare, janë fotografuar në momente intime, teksa kanë qëndruar në klubin e natës deri në orët e para të mëngjesit.