Celebrities Gossip Magazine

Leonardo DiCaprio fotografohet në momente intime me modelen italiane 25-vjeçare!

Leonardo DiCaprio është shfaqur tepër i dashuruar me të dashurën e tij të re, Vittoria Ceretti teksa dyshja është parë duke u puthur në një klub nate në Ibiza.

Aktori i njohur 48-vjeç dhe modelja 25-vjeçare, janë fotografuar në momente intime, teksa kanë qëndruar në klubin e natës deri në orët e para të mëngjesit. Vittoria, e cila është 23 vite më e re se Leonardo, dukej rrezëllitëse gjatë mbrëmjes, e cila kishte veshur një bluzë ngjyrë floriri.

Bukuroshja brune, e cila ka modeluar për firmat e njohura si Alexander McQueen dhee Versace, kishte vendosur që flokët t’i kapte bisht për këtë mbrëmje të veçantë. Sa i përket Leonardo-s, ai kishte zgjedhur një veshje të thjeshtë, të cilën e kishte shoqëruar me një kapele.

Nuk është ende e qartë se ku Leonardo ka takuar Vittoria-n por ata u fotografuan së bashku për herë të parë në muajn maj, në Francë, ku filmi i tij “Killers of the Flower Moon” dha premierën në Festivalin e Filmit në Kanë.

Ata gjitashtu janë fotografuar teksa po shijonin një takim romantik, duke ngrënë akullore, në fund të muajit gusht.