Tech Travel

Ju prezantojmë me TikTok-eren e parë e cila së shpejti do të shkojë në hapësirë!

Samantha Cristoforetti po përgatitet të bëhet TikToker-ja e parë ‘jashtëtokësore’. Astronautja italiane e Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) në fakt ka hapur një profil në këtë rrjet social për t’u treguar të rinjve për misionin e saj të ardhshëm në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), i cili do të fillojë, më 23 prill me nisjen nga Kepi Canaveral në anijen ‘Freedom’ të Crew Dragon të SpaceX. Samantha tha në videon e shkurtër prezantuese se:

Më ndiqni! Për të shkuar me guxim atje ku asnjë TikToker nuk ka shkuar deri tani. 

Në një video të dytë ajo prezanton tri kolegët e NASA-s me të cilët do të fluturojë në Crew Dragon për të arritur në ISS dhe zyrtarisht për t’u bashkuar me Expedition 67. Për astronauten Samantha ky do të jetë misioni i dytë në hapësirë, pas atij në 2014, ku ajo qëndroi në orbitë, për gati 200 ditë.

@astrosamantha

Ciao TikTok! 👋 #MissionMinerva #spacetok #firstpost

♬ original sound – Samantha Cristoforetti

Ndërkaq, ideja e turizmit hapësinor gjithnjë e më shumë po largohet nga filmat fantastiko-shkencorë dhe po bëhet realitet. Por me fuqizimin e kompanive si SpaceX, Virgin Galactic dhe Blue Origin, të gjitha të mbështetura nga sipërmarrës miliarder kjo industri premton të jetë një prej përpjekjeve më të mëdha të dekadës së ardhshme.

Në këtë lojë është futur prej disa vitesh edhe një kompani që nuk prodhon anije, por balona kozmike, me të cilën ekziston mundësia për të parë Tokën nga 30 kilometra lartësi. Kompania amerikane “Space Perspective” ka zbuluar detaje të reja të “tullumbaces” gjigante, duke publikuar pamje nga brenda kabinës në të cilën do të ulen udhëtarët, me dritare 1,5 metra të larta, për të mos humbur asnjë “cep” të hapësirës.