Food & Drink Lifestyle

Ju prezantojmë me ushqimet më të preferuara në rrjetet sociale!

Së fundmi, thuhet se pica është ushqimi më i fotografuar dhe më i shpërndarë në mediat sociale, me më shumë se 22 miliardë shikime në TikTok dhe 59.1 milionë hashtags në Instagram. Vëllimi mujor i kërkimit në Google për pica është mesatarisht 13.6 milionë kërkime në mbarë botën, sipas një studimi të kompanisë “Lenstore’’ i cili analizoi 100 ushqimet më të klikuara në TikTok, Instagram dhe Google për të zbuluar se cilat janë ushqimet më të njohura në rrjetet sociale në botë.

Në vendin e dytë ndër ushqimet më të njohura në internet është akullorja, e cila ka 43.9 milionë ‘’hashtags’’ në Instagram dhe 28 miliardë shikime në TikTok. Sushi renditet i treti në renditje, me afërsisht 7.5 miliardë shikime në TikTok dhe 32.1 milionë ‘’hashtags’’ në Instagram. Studimet tregojnë se mishi i qengjit është ushqimi më pak i klikuar në mediat sociale, në Google me 558,000 ‘’hashtags’’, në Instagram dhe 54 milionë shikime në TikTok.

Vëllimi mujor i kërkimit në Google korrespondon me 201 000 kërkime në botë. Në vendin e dytë dhe të tretë në mesin e ushqimeve më pak të njohura në rrjetet sociale janë pula e pjekur në skarë (1.1 milionë hashtags në Instagram dhe 116 milionë shikime në TikTok) dhe mollët (290 mijë hashtags në Instagram dhe 815 milionë shikime në TikTok). Sondazhi tregon gjithashtu se pica, sushi dhe mango pritet të jenë ushqimet më të klikuara në 2025.

Ndërkaq, tejkalimi i çdo dite me ushqime të pasura dhe pjata të përpunuara mund të bëhet një zakon që rrezikon të shkaktojë një rreth vicioz që, përveçse nxit shtimin në peshë dhe problemet shëndetësore, zvogëlon ndjenjën se keni ngrënë mjaftueshëm dhe rrit ndjenjën e urisë. Konsumimi i ekzagjeruar i ushqimeve me indeks të lartë glicemik si ëmbëlsirat, buka, pica, pijet freskuese dhe lëngjet e frutave, ushqimet e paketuara, përshembull, stimulojnë një prodhim të lartë të insulinës, një hormon që ka një efekt të menjëhershëm në rikthimin e urisë.