Celebrities Gossip Showbiz

Ka një arsye se përse Gigi Hadid nuk e bën publike romancën me Leonardo DiCaprion!

Prej disa kohësh tanimë supermodelja Gigi Hadid është në një romancë me yllin e Hollivudit, Leonardo DiCaprio. Sipas një burimi të afërt me modelen, arsyeja se përse ajo nuk po e bën publike këtë lidhje është për shkak të ish-partnerit të saj, Zayn Malik, sepse nuk do ta lëndojë. 27-vjeçarja dhe Malik e nisën lidhjen në vitin 2015 dhe u ndanë përfundimisht në vitin 2021.

Ish-çifti kanë edhe një vajzë. Një tjetër burim tha për ‘Entertaiment Tonight’ se Hadid dhe DiCaprio janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin pavarësisht se i mbajnë gjërat private.

Gigi dhe Leo janë parë me njëri-tjetrin dhe janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, por Gigi është përpjekur t’i mbajë gjërat sa më private. Ata po përpiqen të dy t’i mbajnë gjërat private dhe të mos tregojnë më shumë për publikun. Gigi dhe Zayn duan vetëm atë që është më e mira për njëri-tjetrin. Ata po bëjnë çmos që të kenë një marrëdhënie të përzemërt, të jenë prindërit më të mirë që mund të jenë dhe bashkë-prindër të Khai.

Ndërkaq, Leo është diskutuar gjithandej nëpër media që pas ndajres nga modelja Camila Morrone si dhe për faktin që shumica e të dashurave të tij kanë qenë më të vogla se 25 vjeçe. Së fundmi ‘The Sun’ ka raportuar se Camila ishte e fokusuar në karrierën e saj, ndërsa Leo tashmë po mendonte të bënte fëmijë dhe të qëndronte në shtëpi. Sapo Camila pa se cilat ishin qëllimet e Leos, ishte ajo që u nda me të. Rikujtojmë, se Gigi dhe Camilla njihen me njëra-tjetrën dhe kanë shumë miq të përbashkët.