Celebrities Gossip Showbiz

“Ka shumë pak femra që…” Kristi flet për raportin e tij me vajzat!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Debatet për çështje të ndryshme apo strategjitë e banorëve mbizotërojnë në shtëpinë e BBV. Mirëpo duket se veç zënkave e ngritjes së tonit të zërit, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka edhe shumë pëlqime e ngacmime mes banorëve. Mes ngacmimeve të shumta nga vajzat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Kristi ka lënë të kuptohet se ka një raport të veçantë në jetën e tij, teksa siç ka treguar, një vajzë po e pret jashtë.

Ndërkohë ditën e sotme, ai është hapur paksa me banorët duke përshkruar raportet e tij me vajzat dhe duke zbuluar vështirësinë që ka me to.

Besoj ka shumë pak femra që kuptojnë çfarë dua unë, që e kuptojnë në mënyrë intuitive, sepse t’ia shpjegoj unë nuk bën sens. Duhet të vijë vetë ajo.