Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

“Kë doni të shpëtoni?”/ Hapet televotimi, kush janë dy banorët që shkojnë ‘kokë më kokë’ në nominim!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Liami dhe Lidi janë dy banorët që do të shkojnë ‘kokë më kokë’ në televotim, rezultatet e të cilit do të dalin të shtunën. Gjashtë banorët që mundën t’i shpëtonin televotimit të sotëm janë Egla, Romeo, Meritoni, Jetmir, Erjola dhe Françeska.

Ju mund të votoni me pyetjen kë doni të shpëtoni, nga Shqipëria me SMS 56666, Kosova 55099, Maqedonia e Veriut 144332, Zvicër 4636, Greqi 54534, Francë 71717 dhe nga Gjermania 82555. Po ashtu, ju mund të votoni online ose nga ‘My Vodafone App’.