Celebrities Gossip Showbiz

Kendall Jenner në telashe, ja se për çfarë gjobitet modelja!

Në një ankesë ligjore të paraqitur para pak ditësh në një gjykatë në qytetin e New York, kompania italiane “Liu Jo” akuzon Kendall Jenner se ka shkelur kushtet e një kontrate modelimi duke mos u shfaqur në një nga setet e xhirimit për të bërë fotot e planifikuara, për të cilat ajo do të paguhej një total prej 1.5 milion dollarë, plus një tarifë shërbimi prej 20 përqind. Kompania thotë se modelja nuk u paraqit kurrë për organizimin e dytë, i cili fillimisht do të zhvillohej në mars të 2020-ës, por u shty për shkak të pandemisë.

Kendall, e cila ishte modelja më e paguar në botë në vitin 2018 me 22.5 milionë dollarë të ardhura vjetore, mohon të ketë shkelur kontratën e saj. Në padinë e saj, “Liu Jo” pretendon se ylli 25-vjeçar mori pjesë në xhirimet e para në korrik të vitit 2019 dhe se deri në shkurt 2020 asaj i janë paguar 1.35 milion dollarë. Xhirimi i dytë ishte caktuar të bëhej në Londër në muajin mars 2020, por pandemia e koronavirusit e ndaloi atë të udhëtonte.

Thuhet se palët ranë dakord të shtyjnë xhirimet për në vjeshtë, por nuk konfirmuan një datë të re. Më vonë Kendall ndaloi së iu përgjigjuri kompanisë derisa kjo e fundit e informoi modelen se e konsideronte atë si shkelëse të kontratës. Sipas zëdhënësit të kompanisë së menaxhimit të modeleve “The Society Management”, e cila përfaqëson Kendall-in, ka deklaruar se ata i kanë ofruar vazhdimisht “Liu Jo” datat dhe vendet alternative për të përmbushur një marrëveshje që do të ishte e leverdisshme për të dyja palët.

Nga ana tjetër “Liu Jo” pretendon se pasi Kendall propozoi të shtyjë xhirimet për në tetor, ata mësuan se modelja do të udhëtonte në Itali në shtator 2020 për të kryer një fotosesion për një stilist tjetër. Për këtë arsye kompania po kërkon të paktën 1.8 milionë dollarë dëmshpërblim nga Kendall Jenner.