Celebrities Gossip Showbiz

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi kapen mat në një “takim sekret” në plazh?

Një fotografi e publikuar nga TMZ ka ndezur sërish thashethemet për një romancë të mundshme mes supermodeles Kendall Jenner dhe aktorit Jacob Elordi, pasi dyshja u pa duke kaluar një moment shumë intim në një plazh privat në Kauai, Hawaii.

Sipas një dëshmitari okular, ata dukeshin si në një “takim të ëmbël”, të ulur shumë pranë njëri-tjetrit gjatë një pasditeje të qetë buzë detit.

Në imazh, Kendall shfaqet e shtrirë në rërë me bikini, duke mbajtur një shishe verë rosé, ndërsa Jacob Elordi shihet pranë saj i veshur thjesht me pantallona të shkurtra dhe një kapele sportive. Sipas raportimeve, ambienti dukej krejtësisht privat, pa praninë e njerëzve të tjerë përreth.

Ky moment ka shtuar edhe më shumë spekulimet për një lidhje mes tyre, të cilat filluan të qarkullojnë që gjatë periudhës së Coachella-s, kur fansat vunë re se ata po kalonin gjithnjë e më shumë kohë së bashku.

Burime pranë tyre kanë thënë më herët se dyshja thjesht po “njihen dhe po kalojnë kohë bashkë”, por pamjet e fundit kanë ngritur dyshime se raporti mund të jetë më shumë se miqësi.

As Kendall dhe as Jacob nuk kanë bërë ende ndonjë deklaratë publike, duke e lënë situatën të hapur për interpretime dhe duke ushqyer më tej interesin e mediave rozë.