Gossip Music

Kënga e re e Rita Ora-s, një sukses i vërtetë ende pa u publikuar videoklipi…

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar javën e kaluar këngën e saj më të re. “You For Me” mban titullin kënga e saj e re, e cila vjen në bashkëpunim me DJ-in e famshëm britanik, Sigal. Aktualisht, ky projekt muzikor është publikuar në YouTube vetëm në versionin audio me tekst, e për pak ditë pritet të publikohet edhe klipi.

Menjëherë pas publikimit, ky projekt muzikor ka shënuar menjëherë një sukses të jashtëzakonshëm. Për momentin, kjo këngë renditet e treta në top listën zyrtare të këngëve të reja më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, nga platforma Spotify.

Ka qenë vet këngëtarja shqiptare ajo e cila ka publikuar në InstaStory një imazh të këtij suksese, duke treguar kështu mirënjohjen për të gjithë ata që po dëgjojnë këngën e saj të re.

Diva e muzikës pop ndërkaq ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga xhirimet e klipit.

Rikujtojmë, se së fundmi, regjisori i njohur Taika Waititi ka reagur më në fund për fotot që bënë xhiron e rrjetit, ku shfaqej duke puthur në buzë këngëtaren Rita Ora dhe aktoren amerikane Tessa Thompson.