Celebrities Gossip Showbiz

Pasi u përfol për lidhjen treshe me Rita Ora-n dhe Tessa Thompson, reagon Taika Waititi!

Regjisori i njohur Taika Waititi ka reagur më në fund për fotot që bënë xhiron e rrjetit, ku shfaqej duke puthur në buzë këngëtaren Rita Ora dhe aktoren amerikane Tessa Thompson.

Taika shprehet se nuk ka asnjë pendesë për fotot që qarkulluan dhe kur u pyet nga mediat e huaja, nëse e shqetësuan ato foto, ai u përgjigj:

Jo në të vërtetë. Mendoj se në botën e internetit, çdo gjë qarkullon shumë shpejt. Dhe gjithashtu, ka ndonjë problem këtu? Jo në të vërtetë, nuk po bëja asgjë të keqe. Jam mirë.

Regjisori, gjithashtu tregoi edhe për xhirimet e filmit Thor: Love and Thunder, në Australi.

Më mirëpritën të gjithë dhe ishin shumë njerëz të bukur. Në një kohë që nuk mund të takoja fëmijët e mi për pothuajse 7 muaj, kështuqë ishte bukur të rrethoheshe nga njerëz që të bëjnë të ndihesh si në shtëpi.

Waititi drejtoi Love and Thunder, ndërkohë që Ora ishte në Sydney duke xhiruar filmin The Voice.

Të dy bashkë me aktoren amerikane Tessa Thompson u fotografuan duke u puthur dhe përkëdhelur me njëri-tjetrin në pjesën e jashtme të shtëpisë së regjisorit. Në disa nga shkrepjet e bëra, ai është shfaqur duke biseduar dhe qeshur me vajzat me të cilat flitet se ka nisur të dalë që prej muajit prill.