Bota Celebrities

Këngëtari Sting zgjedh t’i thotë ‘Jo’ luftës në Ukrainë në këtë mënyrë…

Këngëtari i njohur Sting i është bashkuar zërave të artistëve të famshëm në botë që kanë reaguar për luftën në Ukrainë. Këngëtari britanik ka postuar një video në Instagram të këngës së tij “Russian”, të cilën e ka shkruar kundër Luftës së Ftohtë, në vitin 1985.

Sting shkruan në profilin e tij se nuk i pëlqen ta këndojë këtë këngë dhe e bën shumë rrallë, por tani mendon se është e drejtë ta propozojë përsëri, pasi do të ishte sërish aktuale. Ndërkaq ai ka shkruar se:

Në dritën e vendimit të përgjakshëm dhe të gabuar të një njeriu për të pushtuar një fqinj paqësor, jokërcënues, kënga është, edhe një herë, një lutje për njerëzimin tonë të përbashkët. Ky pasazh është për ukrainasit e guximshëm që luftojnë kundër kësaj tiranie brutale dhe gjithashtu për shumë rusë që protestojnë kundër kësaj egërsie, pavarësisht kërcënimit me arrestim dhe burgim. Ne të gjithë i duam fëmijët tanë. Ndaloni luftën!.

Ndërkaq, çmimet e naftës u rritën në nivelin më të lartë që nga viti 2008, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se po diskutojnë me aleatët për embargo të mundshme mbi furnizimet ruse. Nafta e papërpunuar Brent, që përdoret si standard ndërkombëtar, kapi vlerën e mbi 139 dollarëve për fuçi, përpara se të binte sërish nën 130 dollarë. Shtrenjtimi ka prekur edhe vendin tonë. Me naftën që nga e shtuna u tregtua me 230 lekë litri, duke shënuar një tjetër rekord të ri, konsumatorët shqiptarë, sidomos ata që lëvizin me makina, preken në mënyrë direkte.