Cardi B ka fshehur mjaft mirë një sekret të sajin, ajo është shtatzënë! Reperja zbuloi lajmin ndërsa performonte me burrin e saj Offset dhe grupin e tij Migos të dielën në mbrëmje në “BET Awards”. Pasi treshja përfundoi këngën “Straightenin”, Cardi u bashkua me grupin duke dalë në skenë me një kostum të zi të zbukuruar me gurë dhe ekspozoi barkun e shtatzënisë.
Çifti janë tashmë prindër të një vajze të quajtur Kulture Kiari, e cila mbush 3 vjeç në muajin korrik. Offset, 29 vjeç, është gjithashtu baba i vajzës Kalea, 6, dhe djemve Kody, 6, dhe Jordan, 11, nga marrëdhëniet e mëparshme. Moderatorja Taraji P. Henson tha për skenën e krijuar:
Cardi B dhe Offset, duke na dhënë jetë – literalisht!
OMG!!!!!! @iamcardib breaking some MAJOR news! Pregnant and slaying 🤩#BETAwards #CulturesBiggestNight pic.twitter.com/CCF5P8h8rt
— #BETAwards (@BETAwards) June 28, 2021
Cardi B postoi një foto në llogarinë e saj në “Instagram” duke dhënë lajmin e lumtur që përkoi në të njëjtën kohë me performancën. Ajo dhe Offset u martuan në shtator të vitit 2017. Megjithëse çifti ka pasur uljet dhe ngritjet e tyre, duke përfshirë dhe lajmin për një divorc të mundshëm vjeshtën e kaluar, ata u bashkuan përsëri në muajin nëntor dhe shijuan disa pushime romantik për Ditën e ‘Shën Valentinit’.
https://www.instagram.com/p/CQpMGVtswji/
Cardi njoftoi shtatzëninë e saj të mëparshme gjithashtu gjatë një paraqitje në televizion drejtpërdrejt, duke zbuluar lajmin gjatë performancës në emisionin “Saturday Night Live” në gusht të vitit 2018.