Reperi Offset është në gjendje të qëndrueshme pasi u qëllua në Florida të hënën, teksa policia thotë se dy persona janë ndaluar. Të shtënat ndodhën pranë Hotel & Casino Seminole Hard Rock në Hollywood, ku policia tha se një incident ndodhi pak pas orës 19:00 në një zonë shërbimi jashtë vendit të ngjarjes.
Një zëdhënës i Offset tha se ai aktualisht ishte nën trajtim për plagën me armë zjarri dhe në vëzhgim. Policia e Qarkut Eminole tha në një deklaratë për TMZ: “Jemi në dijeni të një incidenti që ndodhi në një zonë shërbimi pas orës 19:00 të hënën jashtë Seminole Hard Rock Hollywood që rezultoi në lëndime jo kërcënuese për jetën për një individ i cili u transportua në Spitalin Rajonal Memorial në Hollywood.”
Deklarata e policisë shtoi se oficerët ishin në vendngjarje menjëherë. “Dy persona janë ndaluar nga policia. Hetimi është duke vazhduar. Vendndodhja është e sigurt dhe nuk ka kërcënim për publikun. Operacionet vazhdojnë normalisht.” Detajet rreth rrethanave të të shtënave mbeten të paqarta.
Detaje të reja kanë dalë në dritë për ndarjen mes reperes Cardi B dhe yllit të NFL, Stefon Diggs. Sipas raportimeve të Us Weekly, ka qenë pikërisht Cardi ajo që vendosi të mbyllë përfundimisht marrëdhënien pas një sërë zhgënjimesh. Burime pranë çiftit kanë treguar se lidhja e tyre ka qenë e trazuar që në fillim, me shumë ulje-ngritje dhe ndarje të përsëritura.
Sipas të njëjtit burim, artistja dyshohet se është ndjerë e tradhtuar disa herë, ndërsa miqtë e saj e kishin paralajmëruar prej kohësh se Diggs nuk ishte partneri i duhur për të. Reperja 33-vjeçare thuhet se tashmë është beqare dhe e fokusuar plotësisht te karriera e saj muzikore. Ajo ndodhet në një periudhë intensive turnesh dhe nuk ka dashur që problemet personale t’i ndikojnë në projektet profesionale.