Lifestyle Love & Sex

Kërko, kërko dhe do të zbulosh zonat më erogjene të femrës…

Hiqni dorë nga kënaqësitë e dukshme dhe provoni disa ndjesi të reja…
Kur partneri juaj zbulon vendin që ju dëshironi, sigurohuni që ai ta dijë se sa ju ndez, duke përdorur disa psherëtima të forta.
Ai sigurisht dëshiron që ju të kënaqeni, prandaj tregojini se po bën gjithçka siç duhet, në mënyrë që të mësojë për të ardhmen.

Ndoshta do t’ju duhet t’i bëni një ‘guidë’ të vogël, për të shpjeguar më mirë mesazhin dhe të tregoni zonën tuaj të preferuar… Madje atij mund t’i pëlqejë më shumë kjo metodë!

Qafa

Kjo zonë është shumë e ndjeshme, kështu që një puthje në qafë shkakton një ndjenjë të mrekullueshme. Puthjet e lehta, kafshime të buta… Tregoni kujdes të mos lini kafshime dashurie, do t’ju ndezin në një sekondë!

Pjesa e poshtme e shpinës

Gudulisja, prejka e lehtë ose përkëdhelja e shpinës ju ndihmon të ndiheni e sigurt dhe e mbrojtur, pasi ka një efekt posesiv. Nuk është e nevojshme të gjendeni pa rroba për të ndjerë këtë ndjesi.

Laku i bërrylit

Kjo zonë është shumë e nënvlerësuar, por është po aq e ndjeshme sa qafa. Një lakim i vogël i bërrylit kurrë nuk merr mjaftueshëm dashuri, por një kafshim i vogël në atë zonë mund të jetë një ndjenjë e mahnitshme… Gjithçka është kaq e mirë!

Duart

Shumë energji transmetohen përmes duarve, sepse kështu ndihet ngrohtësia e trupit. Nëse ndiheni pak të vetmuar duke qëndruar e shtrirë në shtrat ose divan, mbajtja e duarve mund t’ju ndihmojë të ndiheni të sigurt dhe me vetëbesim. Ky është një veprim mjaft intim, por mund të jetë edhe i çuditshëm, nëse partneri juaj ju frenon duke i mbajtur duart mbi kokë.

Truri

Kur hyn në lojë seksi, atëherë rregulli i përgjithshëm është se djemtë janë tipa vizualë, ndërsa vajzat janë me mendje. Lëreni të përdorë disa fjalë “të këqija” gjatë aktit.