Celebrities Gossip Showbiz

Kërkoi divorcin nga futbollisti, ish-gruaja e Achraf Hakimit nuk do të përfitojë asgjë nga pasuria e tij!

Ylli i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi është ndarë së fundmi nga bashkëshortja pas akuzave ndaj tij për përdhunim. Çifti u nda, megjithatë aktorja spanjolle dhe nëna e dy fëmijëve nuk do të marrë asgjë nga pasuria e futbollistit falë një arsyeje shumë të veçantë.

Futbollisti 24-vjeçar nuk ka asgjë në emrin e vet, pasi pasuria është në emër të nënës së tij, Fatimes. Në botimet ndërkombëtare konkretisht thuhet se nga një milion euro që merr në çdo muaj, 80% shkon në llogarinë e nënës së Hakimit. Hakimi i lindur në Madrid, i cili luan për Marokun, në dhjetor u bë një hero kombëtar kur penalltia e tij fituese kundër Spanjës e çoi Marokun në çerekfinalen e Kupës së Botës për herë të parë.

Ai u takua me aktoren spanjolle Hiba teksa luante për Borussia Dortmund dhe u martuan në një ceremoni sekrete në vitin 2020. Djali i tyre i parë lindi atë vit dhe një tjetër dy vjet më vonë. Së fundmi u raportua se ylli i PSG-së është marrë në pyetje nga prokurorët dhe ka mohuar akuzat.