Celebrities Gossip Showbiz

Kiara Tito flet për herë të parë për jetën e saj private: “Nuk di të flirtoj, jam single!”

Kiara Tito nuk flet asnjëherë për jetën e saj private, megjithatë gjithmonë është përfolur për një lidhje mes saj dhe këngëtarit të njohur Butrint Imeri. Së fundmi, prezantuesja duket t’i ketë ‘thyer barrierat’ për t’u shprehur se çfarë po ndodh me jetën e saj dashurore.

E pranishme si e ftuar në festën e organizuar nga Lori Hoxha dhe Cohls në jug të Shqipërisë, e pyetur nga gazetari Flori Gjini, i “Pushime On Top” se me kë do t’i kalojë pushimet këtë verë ajo tregoi se do t’i bëjë me shoqërinë pasi është ‘single’.

Po tani me kë t’i bëj, me shoqërinë. Unë nuk di të flirtoj. S’kam asnjë lajm të ri për momentin. Jam single.

Së fundmi e pyetur në një intervistë për marrëdhënien e saj me Butrintin, prezantuesja është përgjigjur e revoltuar se nuk ka patur asgjë me të dhe se kjo pyetje nuk dëshiron që t’i bëhet më pasi i ka ardhur në majë të hundës.

Megjithatë, kur rrjeti ‘vlonte’ nga thashethemet për një lidhje mes tyre, dyshja i hodhi edhe më shumë ‘benzinë zjarrit’, duke qenë të dy së bashku në klipin e këngës së Butrintit “Hajt hajt”. Kiara u shfaq si modele kryesore në klip duke i bërë të gjithë të mendojnë se ata më në fund e pranuan lidhjen e tyre.

Ka qenë e gjitha për ‘show’ pasi të dy u bënë kryefjala e portaleve apo kanë qenë me të vërtetë të lidhur dhe tani nuk e pranojnë këtë nuk e dimë, por Kiara tregoi se për momentin është ‘single’.