Celebrities Gossip Showbiz

Mesa duket gjërat nuk paskan shkuan hiç mirë! Ja si përgjigjet Kiara Tito kur e pyesin për Butrint Imerin

Një lidhje e mundshme mes moderatores Kiara Tito dhe këngëtarit Butrint Imeri ka vite që përflitet. Nisja e këtyre spekulimeve ka nisur nga disa foto ku Kiara dhe Butrinti janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Dyshja e famshme është munduar që nëpër deklarata të ndryshme të hedhin poshtë këto thashetheme, duke u shprehur se mes tyre nuk ka asgjë më shumë sesa një miqësi.

Mirëpo, këngëtari vendosi ‘t’i hedhë benzinë zjarrit’ duke marrë moderatoren si modele në klipin e këngës së tij të famshme “Hajt hajt”.

Kjo ‘lidhje’ nuk është pranuar kurrë nga ana e tyre, megjithatë moderatoren duket se e përndjek kjo pyetje edhe pas kaq vitesh. Dhe kjo gjë duket se nuk i pëlqen fare Kiarës, e cila e pyetur së fundmi në një intervistë në lidhje me këtë temë u shpreh se:

Mendoj se kjo pyetje do të vazhdojë të më bëhet për aq kohë sa do jem pjesë e televizionit, nuk dua të flas sepse është një gjë që i ka ikur vlera. Realisht nuk ka pas dhe shpresoj mos të më bëhet më kjo pyetje sepse nuk dua të flas për këtë temë.

Asokohe, lidhja mes Kiarës dhe Butrintit nuk u prit fare mirë nga ndjekësit e këtij të fundit, të cilët shpërthyen në rrjete sociale kundër moderatores.

Ndërkohë, Butrinti sapo ka publikuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me Ledrin dhe Kidën, që duket se po korr një sukses të menjëhershëm dhe është pëlqyer shumë nga publiku.