Mbrëmja e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” u kthye në një spektakël të vërtetë emocionesh dhe humori, pasi banorët u surprizuan nga hyrja e një sërë musafirësh specialë.
Ish-banorë si Kiara Tito, Rozana Radi dhe Ilnisa Agolli, si edhe moderatorë të njohur si Salsano Rrapi, Erjona Rusi, Nevina Shtylla dhe të tjerë, sollën një atmosferë krejt tjetër në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke e mbushur atë me të qeshura dhe batuta pa fund.
Por momenti që mori më shumë vëmendje ndodhi në dhomën e gjumit, ku Salsano Rrapi, i njohur për humorin e tij spontan, u bë protagonist i një situate që menjëherë u kthye virale.
Teksa u shtri në krevat, ai u përfshi në lojën e batutave me banorët, ndërsa Miri nuk e kurseu ironinë, duke thënë:
Shkon në finale direkt
-duke iu referuar situatave të mëparshme romantike mes banorëve.
Salsano vijoi me humorin e tij, duke thënë:
Jam Selin, më kreh pak flokët
-moment që shkaktoi të qeshura të mëdha në dhomë, sidomos duke marrë parasysh se aktori nuk ka flokë.
Miri iu afrua duke i “krehur” kokën, ndërsa banorët dhe mysafirët shpërthyen në të qeshura, duke e kthyer situatën në një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes.
Me afrimin e finales, duket se atmosfera në shtëpi është bërë më e lirshme dhe plot humor, duke sjellë një mbyllje argëtuese të një sezoni intensiv.