Celebrities

Kim Kardashian prek me fjalët për babain e saj të ndjerë!

Kim Kardashian rikujton babain e saj 18 vjet pas vdekjes së tij. 40 vjeçarja postoi fotografi të Robert Kardashian në rrjetin e saj social Instagram në InstaStory për të përkujtuar një nga ditët e saj më të këqija. Në foton e parë, një fotografi bardh e zi që tregoi një Kim shumë të re krah babanë e saj, ku ajo shkroi se:

18 vjet më parë ishte dita më e keqe e jetës sime. Por unë e di që shikon dhe udhëzon. Dashuria nuk vdes kurrë. Të dua babi. 

Ajo postoi edhe dy fotografi të tjera të babait të saj. Në njërën, avokati shfaqet i lumtur duke qeshur teksa bën me dorë nga kamera dhe pranë tij ndodhej një ëmbëlsirë me një qiri mbi të. Fotografia e fundit tregoi të gjithë familjen Kardashian së bashku duke përfshirë nënën Kris dhe motrat e Kim Kourtney dhe Khloe.

Robert vdiq nga kanceri i ezofagut në vitin 2003 në moshën 59-vjeçare. Ai kurrë nuk arriti t’i shihte vajzat e tij të bëheshin superstare të njohura ndërkombëtarisht ose të takonte ndonjë nga nëntë nipërit e mbesat e tij.

Kujtojmë gjithashtu se ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian mësohet se ka dhuruar një shumë të madhe monetare për një familje në nevojë. Sipas “GoFundMe” Kim i dha një nëne të katër fëmijëve 3000 dollarë. Gruaja në fjalë, e cila ka tre djem dhe një vajzë, tha se burri i saj vdiq nga COVID-19 dhe ajo gjithashtu humbi punën e saj si rezultat i pushimeve të kompanisë për shkak të pandemisë.

Gjatë gjithë kësaj kohe, fatkeqësisht faturat tona kanë mbetur prapa, pasi kemi qenë në gjendje të bëjmë pagesat minimale.

Në bazë të kësaj u mësua se një përdoruese me emrin Kim Kardashian West dhuroi shumën e plotë. Duke mos ditur se a është vërtetë ylli i njohur apo jo, “Page Six” kontaktoi me burime të shumta për të konfirmuar këtë lajm. Dhe në fakt sipas burimve, u mësua se përdoruesja ishte vërtet themeluesja e “Kim Kardashian West Beauty”, por nuk kishte ndërmend të zbulonte identitetin e saj.