Gossip Showbiz

Kim Kardashian tregoi së është më shumë se vetëm e bukur! Në “Saturday Night Live” ajo ka folur për videon e saj të seksit si dhe familjen!

Mbrëmjen e djeshme, gjatë emisionit të “Saturday Night Live”, Kim Kardashian ka marrë rolin e moderatores. Në të ajo duhet të përgatitej për një monolog, i cili duhet ta pranojmë që ishte me shumë nota humori.
Ajo e nisi monologun e saj duke u shprehur se ishte po aq e befasuar sa të gjithë që ndodhej në emision. Një fjali kjo që shkaktoi shumë reagime nga fansat në Twitter.
Kim kishte zgjedhur për këtë natë të vishej me një kostum që shëndrriste dhe ishte ngjyrë rozë. Dukej tepër në formë dhe nuk nguroi duke përmendur babin e saj të ndjerë, Robert Kardashian, i cili ishte një avokat shumë i njohur dhe i zoti. Ajo zbuloi se ishte ai i cili e prezantoi atë me njeriun e parë të zi që kishte njohur ndonjëherë dhe ishte OJ Simpson. Ai përfaqësonte një vrasës të akuzuar, si dhe ishte shoku i ngushtë i babait të saj.
Biznesmenia foli për të shkuarën e Simpson, por sigurisht nuk mund të linte pa përmendur dhe historinë e saj të dashurisë me reperin më të njohur, Kanye West. Ajo aktualisht po divorcohet nga Kanye, dhe këtë çështje e trajtoi gjatë monologut të saj.

Unë u martova me reperin më të mirë të të gjitha kohërave. Njeriu më i pasur me ngjyrë në Amerikë, një gjeni dhe talent që më dha katër fëmijë të jashtëzakonshëm. Kur divorcohem prej tij duhet të dini se erdhi për një gjë…personalitetin e tij

Kardashian gjithashtu ka përmendur arsyen e famës së saj, burimin fillestar të të gjithë karrierës, e cila ishte një kasetë seksi. Ylli televiziv foli dhe për nënën e saj, Kris Jenner e cila njihet si një ndër menaxheret më të pamëshirshme dhe që e përfaqëson e promovon denjësisht familjen e saj.

Unë nuk kam pasur një premierë filmi për një kohë shumë të gjatë. Askush as nuk më tha se ishte premierë. Duhet t’i ketë rrëshqitur nga mendja nënës time

Nëna e katër fëmijëve tregoi se arsyeja se pse ndodhej aty, po drejtonte një shfaqje humori, ishte sepse dëshironte t’i tregonte të gjithëve se ajo vlen dhe është më shumë se sa thjest një vajzë e bukur me trup shumë të mirë.
Në mbylljen e shfaqjes ishin të pranishme mmaja e motra e saj, Kris Jenner dhe Khloe Kardashian. Ato qëndruan së bashku me Kim gjatë gjithë pjesës së mbetur të emisionit dhe në fund ajo i falenderoi të dyja ato për mbështetjen e treguar.


Ai që nuk ishte i pranishëm por e kishte ndihmuar shumë atë para nisjes së shfaqjes, është Kanye West, ish-bashkeshorti i saj. I cili kishte qëndruar me të para fillimit të spektaklit duke endihmuar me monologune saj si dhe për të zgjedhur veshjen me të cilën do të prezantohej atë natë.