Lifestyle

Kjo shenjë në pëllëmbët e duarve tuaj paralajmëron për këtë sëmundje të rëndë!

Nëse vëreni se pëllëmbët e duarve tuaja janë vazhdimisht të kuqe, mund të jetë simptomë se një nga organet tuaja është në rrezik. Pëllëmbët e kuqe janë zakonisht një simptomë e një sëmundjeje progresive. Mëlçia pastron trupin tonë, na çliron ndër të tjera edhe hormone që nuk na duhen.

Tek burrat, përshembull, ato janë estrogjene, hormonet seksuale femërore. Kur mëlçia nuk funksionon mirë, ato grumbullohen dhe estrogjeni çon në vazodilatim, zgjerim të enëve të gjakut, kështu që pëllëmbët bëhen të kuqe, shpjegon kardiologu German Gandelman.

Kjo simptomë e pazakontë tregon se mëlçia gradualisht po shkatërrohet dhe pasojat mund të jenë cirroza dhe sëmundjet malinje. Prandaj, nëse vëreni se pëllëmbët janë të skuqura, sigurohuni që të konsultoheni me një mjek i cili do të përcaktojë me ekzaminime më të hollësishme nëse bëhet fjalë për fibrozë, cirrozë, mëlçi dhjamore joalkoolike.

Çfarë e shkatërron mëlçinë? Kardiologu Hermann Gandelman vuri në dukje se faktorët e mëposhtëm shkatërrojnë mëlçinë:

1.Alkooli

2.Sëmundjet virale

3.Hepatoza yndyrore

4.Reaksionet autoimune

5.Disa barna

Problemet e mëlçisë mund të shfaqen edhe në analizat e gjakut. Nëse ky organ dëmtohet, bilirubina rritet. Në fazat e mëvonshme shfaqen edema dhe asciti, akumulimi i lëngjeve në zgavrën e barkut. Po nxitonit për të nxjerrë tavën nga furra dhe dogjët dorën? Në rast se nuk ndërhyni menjëherë gjendja mund të përkeqësohet. Në këtë link ju njohim me 4 produktet që ndihmojnë në qetësimin e djegies.

Ndërkaq, një nga reagimet që trupat tanë kanë gjatë verës, është fryrja e duarve apo e këmbëve. Nëse ju ndodh të zgjoheni me gishta të hollë dhe të lehtë e në darkë i ndjeni ato të rënduar dhe unazat që vendosni zakonisht ju rrinë të ngushta, po përjetoni fryrjen e duarve. Ky fenomen i skiletshëm, mund të ndikojë edhe në kryerjen e aktiviteteve tuaja të përditshme, pasi mund t’ju duket sikur duart humbasin fuqinë.