Health & Beauty Lifestyle

Fryrja e duarve dhe këmbëve gjatë sezonit të verës, shkaqet dhe zgjidhja!

Një nga reagimet që trupat tanë kanë gjatë verës, është fryrja e duarve apo e këmbëve. Nëse ju ndodh të zgjoheni me gishta të hollë dhe të lehtë e në darkë i ndjeni ato të rënduar dhe unazat që vendosni zakonisht ju rrinë të ngushta, po përjetoni fryrjen e duarve. Ky fenomen i skiletshëm, mund të ndikojë edhe në kryerjen e aktiviteteve tuaja të përditshme, pasi mund t’ju duket sikur duart humbasin fuqinë.

Më poshtë do të gjeni disa nga shkaqet kryesore të zhvillimit të kësaj gjendjeje dhe si ta evitoni sa më parë. Fryrja e vazhdueshme e duarve zakonisht ndodh më shumë tek gratë. Aryseja pse ndodh në periudhën e verës është se kur ngrohet trupi, venat zgjerohen dhe për pasojë në to kalon më shumë gjak. Sasia e madhe e përçimit të gjakut në trup ka tencencë të mblidhet tek gjymtyrët për shkak të gravitetit.

Prandaj duart janë pika e parë dhe kryesore që preken nga kjo ndjenjë e rëndësës dhe fryrjes. Zgjerimi i venave dhe gjaku i tepërt që kalon në trup funksionon pikërisht si ftohës natyral. Nëse nuk vuani nga ndonjë sëmundje që ju shkakton fryrje të trupit, mund të provoni disa metoda natyrale për të zgjidhur këtë problem.

Ekspertët rekomandojnë në çdo rast të merrni në duar diçka të ftohtë.

1.Pini një gotë ujë apo të lani duart me ujë të freskët duke i zhytur në të për disa minuta.

2.Nëse nuk ju gjenden këto alternativa pranë, mundohuni t’i masazhoni gishtat tuaj apo t’i tërhiqni duart në mënyrë që gjaku të qarkullojë.

3.Mbajtja e duarve lart për disa sekonda është gjithashtu një mënyrë e mirë çlirimi sipas mjekëve.

4.Nëse vuani nga ky problem edhe gjatë natës mund të zgjidhni t’i mbani sërisht duart lart mbi jastëk në mënyrë që gjaku të qarkullojë.

Rikujtojmë, se një burrë, duart e të cilit mbetën të papërdorshme nga skleroderma, mori një jetë të re, pas asaj që besohet të jetë transplanti i parë i dyfishtë i duarve në botë për këtë sëmundje. Steven Gallagher u diagnostikua me sklerodermë, një sëmundje autoimune që shkakton shenja në lëkurë dhe organet e brendshme, pasi pati një skuqje të pazakontë në faqet dhe hundë, rreth 13 vjet më parë dhe dhimbje në krahun e djathtë.