Celebrities Gossip Showbiz

“Komenti më i keq që lexoj është krahasimi me lopën”, Ronela Hajati flet dhe ‘i mbyll gojën’ të gjithë komenteve negative!

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision, Ronela ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha t’ja nisë me projektet e saj të reja muzikore dhe siç u shpreh ‘nuk ka kohë për pushim’.

E përpos angazhimit në muzikë, bukuroshja është shpesh aktive edhe me postime nga përditshmëria e saj që si jemi mësuar tanimë janë me të vërtetë shumë ‘funny’. Megjithëse më i fundit nuk ka të bëjë aspak me një të tillë pasi me anë të një Instastory artistja ka zgjedhur që t’ju përgjigjet të gjitha komenteve ofenduese që merr për veten e saj në rrjete sociale lidhur me peshën duke ‘i mbyllur’ kështu gojën njëherë e mirë ndjekësve që komentojnë negativisht.

Komenti më i keq që lexoj për veten është krahasimi me lopën… 98% e këtyre komenteve vijnë nga gjinia mashkullore… Lopa shkretë ka bark dhe “sisë”. Unë s’kam asnjërën nga këto më vjen keq… Më gjeni kafshë tjetër urgjent, Dragua përshembull, që dhe t’ju djeg në të njejtën kohë, të bëj të paktën një gjë për ju.

Kënga e parë që Ronela publikoi për këtë verë është shumë e veçantë pasi teksti është në gjuhën italiane, një super surprizë kjo nga artistja. Pas ‘Caramel’, Ronela publikoi ‘Valle’, një projekt që bëri shumë bujë para se të hidhej në YouTube nga veshja si nuse e bukuroshes por një nuse ndryshe me fustan të zi. Kënga ka një muaj që është publikuar dhe ka afro 3 milion klikime.