Gossip

Ronela Hajati ndez dyshimet për jetën private me një postim enigmatik në rrjetet sociale? Ndarje apo…?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka ngjallur sërish kureshtjen e ndjekësve me një postim të fundit në rrjetet sociale, duke hapur rrugë për aludime të reja rreth jetës së saj sentimentale.

Ronela publikoi një video ku shihet duke parë një film, por vëmendjen nuk e mori pamja, por mbishkrimi shoqërues, i cili u interpretua menjëherë si një mesazh me nënkuptim.

Disa shpenzojnë kohë duke u munduar ta bëjnë partnerin e tyre të lumtur çdo moment, disa duke e tradhtuar

-ka shkruar ajo.

Kjo fjali ka mjaftuar që fansat të nisin spekulimet në komente, duke pyetur nëse këngëtarja po kalon një krizë në marrëdhënie, veçanërisht pasi vetëm pak kohë më parë ajo kishte konfirmuar publikisht se ishte në një lidhje.

Ndjekësit janë ndarë në dy “kampe”: një pjesë beson se Ronela po i referohet përvojave personale dhe se diçka mund të ketë ndryshuar në jetën e saj private, ndërsa të tjerë mendojnë se bëhet fjalë thjesht për një reflektim të lidhur me filmin që po shihte, pa asnjë lidhje direkte me romancën e saj.

Deri tani, Ronela nuk ka reaguar më tej dhe nuk ka bërë asnjë sqarim, duke e lënë postimin të hapur për interpretime.

Megjithatë, fansat shpresojnë që fjalia të jetë vetëm një mendim i shkëputur artistik, dhe jo një sinjal për probleme në historinë e saj të dashurisë.