Celebrities Gossip Music Showbiz

“Një nuse me të zeza”… Ronela Hajati ka gati këngën e saj të re!

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision, Ronela ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha t’ja nisë me projektet e saj të reja muzikore dhe siç u shpreh ‘nuk ka kohë për pushim’.

Duket se projekti i ri muzikor i Ronelës do të publikohet më shpejt se sa mendonit. Me anë të një fotoje të publikuar në Instagram nga prapaskenat e videoklipit, këngëtarja ka lajmëruar se kënga e re do të publikohet nesër në orën 23:59 dhe do të titullohet “Valle”. Ajo çfarë vihet re në foto është që Ronela është veshur si një nuse, por me të zeza dhe të gjithë të tjerët gjithashtu të veshur me po të njëjtën ngjyrë. Në foto këngëtarja shkruan:

Kjo është një nga videot e mia të pakta, ku u argëtova vërtet gjatë xhirimeve! “VALLE” do t’ju shoqërojë gjithë vitin dhe është kënga ideale për të dëgjuar, kur ktheni gotën e dytë.

Kënga e parë që lansoi për këtë verë është shumë e veçantë pasi teksti është në gjuhën italiane, një super surprizë kjo nga artistja. Vetëm pak ditë më parë, Ronela ka ndarë me ne ‘Caramel’, këngë të cilën e performon në koncerte, por jo vetëm pasi repertori i saj numëron shumë hite. E ditën e sotme, teksa ishte në aeroport duke u përgatitur për të shkuar në një nga koncertet e saj, një ndodhi e pakëndshme ku bukuroshja humbi fluturimin e saj dhe këtë e ka ndarë me ndjekësit në Instastory-n e saj.