Këngëtarja e njohur Ronela Hajati duket se po kalon një fazë të re në jetën personale. Së fundmi, ajo është parë në Toronto, Kanada, duke ndjekur një ndeshje basketbolli në shoqërinë e një mashkulli misterioz, i cili sipas burimeve, mund të jetë i dashuri i saj.
Ronela ndodhet prej më shumë se një muaji në Kanada, ku duket se po kalon kohë pranë partnerit të ri. Pamjet që po qarkullojnë në rrjete sociale e tregojnë këngëtaren të relaksuar dhe të qeshur në krahët e tij, duke shijuar atmosferën e ndeshjes.
Videoja është filmuar nga një shqiptare e cila jeton në Kanada, e cila e pikasoi Ronelën të ulur duke ndjekur ndeshjen.
Edhe pse artistja nuk ka bërë ende asnjë deklaratë publike për lidhjen, videot nga Toronto duket se kanë zbuluar jetën e saj private.
Fansat kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale, ndërsa Ronela ka ndarë në story edhe foto nga ndeshja dhe imazhe të artistit me famë botërore Drake, i cili ishte po ashtu i pranishëm.
Ende nuk dihet identiteti i partnerit të saj misterioz, por tani që pamjet kanë dalë, nuk përjashtohet mundësia që Ronela të ndajë më shumë foto me të në rrjetet sociale.