Gossip

Ronela Hajati rrëfen të vërtetën e hidhur pas kamerave! “Komentet më shpërbëjnë shpirtin çdo ditë!”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka ndarë një mesazh të ndjeshëm dhe të fortë në rrjetet sociale, duke folur hapur për presionin psikologjik dhe komentet toksike me të cilat përballet çdo ditë në jetën publike.

Në një reagim të gjatë, ajo shprehet se sa herë përpiqet të flasë për gjendjen e saj emocionale, ndihet sikur zëri i saj humbet mes një “cikli të pafund” presioni dhe komentesh negative.

Ronela pranon se shpesh e gjen veten të mbuluar nga qindra reagime ofenduese, të cilat godasin pamjen, karakterin dhe punën e saj.

Sipas saj, muzika dhe pasioni që e kanë shoqëruar gjithë jetën shpesh humbin mes një “grope toksike komentesh”, ku njerëzit përdorin fjalë fyese si “lopë”, “operacione” apo “ç’është bërë kështu”, pa marrë parasysh përkushtimin e saj shumëvjeçar.

Megjithatë, artistja thekson se lotët e saj nuk lidhen me famën apo presionin publik, por me barrën e jetës që shumë njerëz e njohin: përgjegjësitë familjare, problemet ekonomike, dashuritë e humbura, sëmundjet e prindërve dhe sfidat e përditshme që ajo i ka përballuar për 20 vite pa mbështetjen e askujt.

Pse jemi kaq të ligj kaq shpesh?

-pyet ajo në postim, duke reflektuar për mënyrën se si njerëzit shpesh harrojnë njerëzoren pas figurave publike.

Ronela e mbyll mesazhin me një shprehje falënderimi dhe shprese:

Përveç shëndetit, falënderoj Zotin që kam zemër të mirë

Postimi i saj ka marrë mbështetje të madhe në rrjet, me fansa dhe personazhe të njohura që kanë reaguar duke i dhënë kurajë për transparencën dhe forcën që ka treguar.