Tech

‘Kompania më e mirë’ dhe ‘Kompania më e keqe’ për këtë vit shkon për…

Çdo dhjetor, ‘Yahoo Finance’ zgjedh kompanië më të mirë të vitit, bazuar në performancën në treg dhe arritjet e saj. Në vitin 2021, Microsoft (MSFT) mori kurorën, duke thyer vlerën e kapitalizimit prej 2 trilion dollarësh. Këtë vit, ‘Yahoo Finance’ vendosi të merrej edhe me kompaninë më të keqe të vitit, ku anketoi 1000 individë. Facebook mori 50% më shumë vota negative në krahasim me Alibaba, një platformë kineze e tregtisë elektronike.

Të anketuarit patën një mori ankesash ndaj Facebook, duke përfshirë shqetësimet për censurën, ndikimin e Instagramit në shëndetin mendor dhe problemet e privatësisë. Facebook, mes skandaleve, u riemërtua në “Meta”, duke shënuar fillimin e një drejtimi të ri për kompaninë, sipas themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv Mark Zuckerberg.

Emri i ri është menduar të jetë më në përputhje me qëllimin e ndërtimit të një “Metaverse”, një botë tërësisht dixhitale. Riemërtimi u pa gjerësisht si një përpjekje për të shkëputur vëmendjen nga kritikat. Metaverse mund të jetë edhe “ambient” pune më shpejt nga sa shumë prej nesh mund të mendojnë.

Bashkëthemeluesi i Microsoft, miliarderi Bill Gates parashikon se shumica e punonjësve do t’i realizojnë takimet virtuale në metaverses në dy ose tre vitet e ardhshme. Komentet Gates i bëri në një postim në mediat sociale ku bëri një përmbledhje të këtij viti që po lëmë pas.

Këto ndryshime do të intensifikohen vetëm në vitet në vijim. Brenda dy ose tre viteve të ardhshme, unë parashikoj se shumica e takimeve virtuale do të lëvizin nga rrjetet e imazhit të kamerës 2D…në metaverse, një hapësirë 3D me avatarë digjitalë. Ideja është që ju do të përdorni përfundimisht avatarin tuaj për t’u takuar me njerëz në një hapësirë virtuale që përsërit ndjenjën e të qenit në një dhomë aktuale me ta.

Ndërkaq, rikujtojmë se refugjatët Rohingya nga Mianmari kanë paditur kompaninë Meta, për 150 miliardë dollarë lidhur me pretendimet se kompania e rrjeteve sociale nuk ndërmori veprime kundër gjuhës së urrejtjes të përdorur ndaj këtij komuniteti, gjë që sipas tyre, kontribuoi në dhunë.