Celebrities Music Showbiz

Koncerti më i çmendur deri më sot, Noizy zbulon detaje nga “Alpha Show III”!

ALPHA është tashmë një brand, që u lançua me koncertin e madh në sheshin “Nënë Tereza” në 2022, traditë kjo që vijoi edhe verën e kaluar, dhe do vijojë edhe këtë vit. Dhe tani lajmi i shumëpritur ka ardhur.

Këtë vit “Alpha Show” mbahet më 27 qershor në stadiumin “Air Albania”. Në rrjetet sociale Noizy shkruan se skena do jetë në mesin e fushës së stadiumit duke premtuar se do jetë koncerti më i çmendur deri më sot.

Këtë vit “Alpha Show” do të zhvillohet edhe në Prishtinë. Ende nuk dihen detaje mbi datën dhe vendin, por në një intervistë pak kohë më parë Noizy tha se planifikon ta zhvillojë mes muajve qershor-korrik. Paralelisht, Noizy ka paralajmëruar edhe lançimin e albumit të tij të ri me titull “Ikona”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Rikujtojmë se, duket se do të kemi një bashkëpunim të tjetër mes Xhensila Myrtezaj dhe Noizy-t. Menjëherë janë ngritur dyshime mes fansave të dyshes pasi këngëtarja ka publikuar foto së bashku me të në një studio muzikore.