Në seancën ndaj bandës së Laert Haxhiut në GJKKO për të dëshmuar u paraqit sot Bashkim Rajku babi i reperit Noizy për të cilën 4 vite më parë me urdhër të Laert Haxhiut bizneseve në pronësi të tij iu vendos lëndë plasëse.
“Dëgjova vetëm pau-pau, ika me vrap”, flet dëshmitari në gjyqin e Artan Tafanit: Shënjestrën e njihja, vëllai kaloi traumë pas ngjarjes
Bashkim Rajku: “Kemi një aktivitet dyqan rrobash. Para 4 viteve ka ndodhur një shpërthim me tritol. Unë kam qenë në gjyk kur ka ndodh ngjarja. Kemi shku dhe e kemi gjet lokalin e shkatërruar. Administratore është goca ime Anisa dhe ajo ka qenë jashtë shtetit. Kam dhe një djal që quhet Rigels është muzikant. Djali jeton vetëm ka shtëpi në vete. Jetonte afër nesh. Lokali mund të jetë rreth 100 m katror i vendosur në kat të parë. Ne nuk dimë asgjë kush mund ta ketë bërë. Ne e kemi marrë vesh nga mediat. Klevion Ahmeti e kemi dëgju dhe është artist edhe ai. Merret me rrjete sociale ka pas përplasje me djalin tim. Diçka ka pas xhelozi mes djalit tim dhe Kleviol Ahmetit për punë muzike.”
Motra e Noizyt nuk do të pyetet pasi prokurori hoqi dorë nga dëshmia e saj.