Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2025.
Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2025, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese. Le të kalojmë së bashku rreth 8 orë maratonë, në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin. Shoqëroni orët e fundit të një viti ‘të vjetër’ i cili i lë vendin një tjetri të cilin le të shpresojmë të jetë edhe më i mirë se ky që po lëmë pas.
Një urim ka ardhur ekskluzivisht për të gjithë dëgjuesit e Top Albania Radio nga Noizy:
Ayo Ayo, Top Albania Radio! Gëzuar festat e fundvitit, uroj që ky vit të jetë më bombastik për të gjithë ju, të gjithë shqiptarët anembanë botës! Ju përshëndes! It’s your boy, Noizy!