Aktualitet Politikë

Konferenca e përbashkët, Rama nga Brukseli: Shqiptarët mbështetën Reformën në Drejtësi, Varhelyi: Punë me shtetin ligjor.

Kryeministri Rama nga Brukseli ku po mbahet konferenca e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE, u shpreh se për herë të parë në histori shqiptarët kanë rëndë dakord për një gjë përtej kufijve politikë. Ai u shpreh se Reforma në Drejtësi është përshëndetur dhe mbështetur nga të gjithë shqiptarët.

Rama: Unë i bëra falenderimet në mëngjes dhe këtu kishte mbetur vetëm falenderimi për ju. Kjo konferencë shtypi është e një natyre tjetër. Sot flet fakti që negociatat për anëtarësim janë çelur zyrtarisht dhe që puna me negociatat konkretisht fillon pasdite. Kërkesa për të hapur procese dhe për të ndëshkuar gjykatës dhe prokurorë të cilët janë përjashtuar nga vetingu, është një kërkesë e kahershme e BE-së. është një kërkesë e natyrshme që në këtë rast është në sinkron të plotë me kërkesën të gjithë popullit shqiptar që e mbështeti fuqimisht reformën në drejtësi. Një nga moment e rralla në histori kur shqiptarët i kapërcyen kufijtë e partive dhe mbështetën Reformën në Drejtësi dhe vettingun. Kërkuan që përmes vettingut të shkonin para drejtësië të gjithë ata që të drejtën e kishin nxjerrë në Pazar ku shitej dhe blihej. Negociatat janë në vetvete një instrument transformimi. Arsyeja që i kemi kërkuar me ka ngulm ka të bëjë me objektivin për të shkuar në anëtarësim të plotë por edhe me faktin që janë një transformim dije i pazëvendësueshëm.

Edhe komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi u shpreh se puna drejt anëtarësimit do të fillojë me fushën e shtetit ligjor.

Varhelyi: Do të fillojmë të punojmë me fushën e shteti ligjor. Mund t’ju konfirmoj se ne nuk kemi për tu prapsur në kërkesat tona që do të thotë se duhet të ketë prova që ka raste që duhen zgjidhur dhe këto duhen zgjidhur.

“Sot shënohet fillimi i një faze të re dhe shumë të rëndësishme mes marrëdhënies tonë. Jemi të kënaqur që i kemi hapur negociatat me Shqipërinë. Falenderoj presidencën çeke dhe atë franceze për përpjekjet e tyre. Përgëzoj gjithë shtet anëtarë të BE.
Ky vendim historik i të sotmes dërgon një sinjal të fortë drejt Ballkanit Perëndimor. Konfirmon rëndësinë e politikës së zgjerimit të BE që është më i rëndësishëm se kurrë.

Sot shënohet fillimi i një rrugëtimi të ri. Mesazhi im drejt qytetarëve të Shqipërisë është shumë i thjeshtë: ne duam që ju të jeni pjesë e familjes europiane. Ne kemi aplikuar metodën e rishikuar të zgjerimit. Nga sot e tutje do injektojmë në negociatat me Shqipërinë më shumë dinamizëm dhe shtysë politike shumë të qartë. Në këtë drejtim qeveria mund t’i besojë komisionit dhe ne do bëjmë të mundur që Shqipëria të jetë e përgatitur për tu bashkuar me BE. Do bëjmë çtë jetë e mundur për të përshpejtuar hapjen e negociatave. Jam besimplot se Shqipëria është e vendosur t’i bashkohet BE dhe të punojë fort për të këtë siç ka bërë sot dhe pas vendimit të viti 2020 për të krijuar mundësinë e hapjes ë negociatave. Na duhet konsensus mbarëkombëtar për ta bërë këtë të ndodhë.