Aktualitet Rajoni

Shqipëria çeli zyrtarisht bisedimet për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, Rama: S’më besohet për hapjen e negociatave, BE fati ynë!

Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij në konferencën e parë ndërqeveritare me BE në Bruksel. “Nuk më besohet qe kjo po ndodh”, tha Rama duke iu referuar çeljes zyrtarisht të negociatave. Rama tha se Bashkimi Evropian është zgjedhja e lirë e shqiptarëve dhe të gjithë në Shqipëri bien dakord se është fati ynë.

Delegacioni i Shqipërisë në Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE përbehet nga 25 figura të qeverisë e të administratës që janë kyç në procesin e integrimit. Delegacioni do të kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, dhe përbëhet nga figura kryesore shefja e diplomacisë Olta Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi, si dhe zv.min. e drejtorët që merren me çështjen e negociatave. Kryeministri Rama në një shënim në rrjetet sociale shkruan se është krenari për vendin që sot Shqipëria të ulet në tryezën e madhe të Evropës së Bashkuar. Ndërsa delegacioni i BE do të kryesohet nga Kryeministri i Çekisë, si vendi që ka presidencën e radhës së BE, ndërkohë që do të marrin pjesë edhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme Borrel dhe Komisioneri për zgjerimin Varhelyi.

Batuta e Ramës: S’e kisha menduar kurrë se do të shikoja fytyra të lumtura në këtë godinë! Ju keni nevojë për ne po aq sa ne për ju

“Ne nuk kemi kurrë më të vetëdijshëm për sfidat, për ne dhe për projektin në tërësi. BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për Bashkimin Evropian. Kjo është koha për një epokë të re. Ne jemi këtu për t’iu kujtuar qytetarëve tuaj pse kjo ka rëndësi edhe për qytetarët tuaj dhe për Evropian. “Lufta drejt lartësive mjafton për të përmbushur lumturinë e njeriut”. Sot unë jam I lumtur. Zemrat e njerëzve janë të lumtur. Asnjëherë nuk kisha menduar që në këtë ndërtesa do të shikoja kaq njerëz të lumtur. Ne një ditë do të kemi sukses të arrijmë majën e malit dhe nuk do të jemi të detyruar të zbresim sërish”, tha Rama.

Rama: Duam të bëhemi kampion në shërbimet digjitale! Po përballemi me një sulm kibernetik nga një vend armik i BE-së
Në fjalën e tij në konferencën e parë Ndërqeveritare me BE-në, kryeministri Edi Rama renditi edhe synimet që ka vendi, pas çeljes së negociatave.

‘Do vazhdojmë të luajmë një rol kyç duke mbetur aktiv në ndërtimin e paqes afatagjatë të kontinentin tonë. Një hapësirë e shtuar për të projektuar një të ardhme Europiane. Pavarësisht zhgënjimeve tona, BE nuk është thjesht një projekt që do të përfundojë një ditë, por ka dhënë shumë dimensione. Qëllimi ynë është të rrisim konkurencën tonë, të ndërtojmë një shoqëri të drejtë. Në këto kohë sfiduese Shqipëria po kthehet në destinacion për burime të reja energjie. Diversfikimi i energjisë është qëllimi ynë kryesor. Ne kemi shtuar përpjekjet për të siguruar një integrim të plotë në politikën e përbashkët të BE-së për sektorin e bujqësisë. Do të angazhohemi për sigurinë rrugore. Duam të bëhemi kampion digjital për epokën dixhitale. Teksa flasim po luftojmë kundrejt një sulmi kibernetik ndaj një vendi armiqësor Europian.’- tha Rama.

Rama tha sot në Bruksel se Shqipëria vjen në këtë Konferencë të Parë Ndërqeveritare me drejtësi të re.

“Ne shkatëruam të gjithë pallatin e drejtësisë së korruptuar dhe tani kemi institucione të reja të epokës së re të drejtësisë. Nëse më parë do të kishit pyetur këdo në Shqipëri se cilat janë shanset që të shikonit prapa hekurave një politikan, do të kishin qeshur me ju. Por tashmë nuk është më ashtu. Tani askush nuk është më imun. Unë qëndroj si lideri i një mazhorance që nuk ka mbrojtur askënd nga shigjetat e drejtësisë dhe nuk ka përdoru asnjëherë shigjetat e qeverisë kundër drejtësisë. Por sigurisht që hijet se së kaluar vazhdojnë.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Konferencën e Parë Ndërqeveritare në BE foli në lidhje me rrugëtimin e vendit drejt BE-së dhe sfidat me të cilat jemi përballur në këto vite.

‘Ne dimë se ajo që kemi arritur deri tani është fundi i fillimit. Të gjithë e dinë që rruga jonë nuk ka qenë e lehtë, ka qenë një sagë mes punës së palodhur, premtimeve të pambajtur dhe rinisjeve të mundimshme, si në mitin e Sizifit. Por ne nuk e kemi humbur besimin tonë edhe kur u përballëm me shuplakën në fytyrë. Në ato pak vite të tmerrshme që lamë pas zinxhiri i anëtarësimit u zhvillua nga disa ngjarje të tjera që penguan integrimin në BE. Ne ja dolëm të dëshmojmë se ishim më të mirë dhe më të fortë seç mund të ishim edhe ne. Bëhet fjalë për të ardhme europiane. BE ka qenë diçka më tepër të vendin tonë. Integrimi i Shqipërisë ne BE është për jetë a vdekje. Ne i vazhduam reformat tona edhe me më shumë këmbngulje. Jemi vendi më i avancuar në rajon për sistemin e drejtësisë.’- tha Rama.