Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Music Sport

Konfirmohen artistët që do të ndezin skenën e ‘Super Bowl 2022’!

Kjo do të jetë një nga shfaqjet më të mëdha dhe më të bukura. Fansat e Super Bowl janë të gjithë jashtëzakonisht të lumtur dhe mezi presin datën e shfaqjes, kjo pasi yjet që do të performojnë janë të garantuar që do arrijnë një sukses të padiskutueshëm dhe do të arrijnë që ta bëjnë shfaqjen e këtoj viti të paharrueshme.

Pesë yjet që janë konfirmuar se do të jenë pjesë e shfaqjes më të madhe janë Dr Dre, Eminem, Snoop Dogg, Mary J. Blige dhe Kendrick Lamar të cilët do të performojnë për herë të parë në skenë së bashku në Pepsi Super Bowl Halftime Show të vitit 2022.

Ata do të performojnë me 13 shkurt të vitit 2022 në stadiumin SoFi  në Inglewood të Kalifornisë. NFL, Pepsi dhe Roc Nation kanë njoftuar se pesë ikonat e muzikës janë bërë bashkë për të performuar.

Dr Dre nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Instagram është shprehur se:

Unë jam jashtëzakonisht i emocionuar për të ndarë skenën me miqtë e mi për #PepsiHalftimeShow. Kjo do të prezantojë anën tjetër të karrierës sime … Më e madhe dhe më e mirë se kurrë!

Fituesi shtatë herë i Grammy shtoi se performanca e tyre do të jetë një moment kulturor i paharrueshëm. Ky do të jetë viti i tretë i bashkëpunimit të NFL, Pepsi dhe Roc Nation. Roc Nation dhe producenti i nominuar për Emmy, Jesse Collins do të shërbejnë si bashkëprodhues të shfaqjes. Lojasë bashku me shfaqjen do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalin e NBC.

Lista e artistëve të famshëm që kanë performuar në shfaqjen e madhe dhe një nga më të rëndësishmet, Super Bowl është shumë e madhe ku më të njohurit janë Beyoncé, Madonna, Coldplay, Katy Perry, U2, Lady Gaga, Michael Jackson, Jennifer Lopez, Shakira dhe interpretuesi i vitit të kaluar, The Weeknd.