Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Gossip Showbiz

Kourtney Kardashian më e dashuruar se kurrë…

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker duken më të dashuruar se kurrë përgjatë takimit të tyre në Malibu. Ata ishin totalisht të relaksuar dhe të qetë teksa u fotografuan duke ecur bashkë gjatë një shëtitjeje ditën e mërkurë. Kourtney kombinoi një bluze të zezë me pantallona bezhë, teksa Travis mbante veshur një kapuç dhe rroba ngjyrë gri.

Mediat e huaja raportojnë se çifti shpenzoi 40 minuta duke bërë blerje. Një dëshmitar okular është shprehur se ata ishin tepër të dashuruar teksa qëndronin me njëri-tjetrin.

Ata vizituan disa dyqane dhe blenë ëmbëlsira organike. Ajo ishte e buzëqeshur gjatë gjithë kohës dhe dukeshin vërtet të relaksuar në prani të njëri-tjetrit. Ata ishin gjatë gjithë kohës së bashku, me duar të shtrënguara. Ishte vërtet e ëmbël.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja e ka shfaqur haptazi pëlqimin për njëri-tjetrin. Më herët, gjatë këtij muaji, ata u fotografuan teksa kalonin kohë me Addison Rae në Kaliforni. Ndërkohë, në prill një burim tregoi se marrëdhënia e tyre është kaq e suksesshme pasi ata shpenzuan mjaft kohë si miq, përpara se ta çonin lidhjen në një tjetër nivel.

Ata kanë një histori të gjatë, ndaj tani është e thjeshtë dhe e rehatshme. Ata po bëjnë hapa të shpejtë tani, sepse e njohim kaq mirë njëri-tjetrin. Gjithçka duket se po funksionon më së miri dhe janë vërtet të lumtur.

Kujtojmë, se Kourtney ka qenë e martuar me Scott Disick, nga i cili u divorcua në vitin 2015. Nga ajo mjartesë dyshja ka tre fëmijë. Pasi Kourtney bëri publike lidhjen e saj të re me Travis, Scott pati reagimin e tij. Kështu, ende s’është e qartë nga ana e tij, por duket se Kourtney ia ka lënë gjithçka së shkuarës dhe po përjeton dashurinë e saj të re.

E vetmja gjë që është e sigurtë, është se çdo ngjarje ku përfshihen personazhet e familjes Kardashian, bën bujë në media dhe rrjete sociale.