Celebrities

Krishtlindjet po afrojnë, Princi William dhe Kate Middleton publikojnë kartolinën e vitit 2022!

Festa e Krishtlindjeve është duke u afruar dita-ditës dhe Familja Mbretërore Britanike tashmë është shumë e lumtur dhe e gëzuar. Menjëherë pasi Mbreti Charles III dhe Queen Consort Camilla lëshuan kartolinën e tyre të Krishtlindjes, Princi William dhe Kate Middleton ndoqën shembullin e tyre. Princi dhe Princesha e Uellsit kanë ndarë portretin familjar që do të përdorin në kartolinën e tyre të festës së 2022-ës. Fotoja mahnitëse nga fotografi Matt Porteous është realizuar në fillim të këtij viti në shtëpinë e tyre në Norfolk, Angli.

Zbulimi i kartolinave të Krishtlindjeve është kthyer në një traditë dhe çifti mbretëror e kanë bërë zakon të bëjnë foto ‘me këmbë në tokë’ për këtë rast. Këtë vit, familja është kapur për dore me veshje të rastësishme ndërsa ecin në një shteg. Në vitin 2021, Princi William dhe Kate Middleton përdorën një foto familjare nga udhëtimi i tyre në Jordani, ku ai dhe fëmijët kanë veshur pantallona të shkurtra, ndërsa ‘vajzat’ veshin fustane verore.

Në vitin 2020, ata zgjodhën një pamje më dimërore, por edhe më të relaksuar, për një foto në të cilën ishin ulur mbi kashtë.

Ndërsa në vitin 2019 kanë pozuar me një motoçikletë të shkollës së vjetër. E vetmja gjë që të gjithë kanë të përbashkët është fotografi: fitues i çmimeve Matt Porteous.