Celebrities Gossip Showbiz

Kate Middleton, zyrtarisht gruaja më frymëzuese e vitit në Britaninë e Madhe!

Princesha e Uellsit Kate Middleton mesa duket ‘sundon zemrat’ e britanikëve, duke lënë pas Mbretëreshën Consort dhe Meghan Markle në një sondazh kombëtar për fushatën “Girls Out Loud”. Kate kryesoi listën pasi u votua si gruaja më frymëzuese e vitit në Britaninë e Madhe duke siguruar 35% të votave.

Mes kandidatëve ishin edhe ish-kryeministrja britanike Liz Truss, Rochelle Humes dhe Emma Watson. Përveç kësaj, Camilla mori 18% të votave, ndërsa Dukesha e Sussex-it mori 17% të votave. Humes mori mbështetjen e 25% të atyre që votuan në sondazh, duke zënë vendin e dytë në listë ndërsa Truss zbarkoi në vendin e tretë me 23%.

Rikujtojmë, se Princi William dhe Middleton do të marrin pjesë në ceremoninë e dytë vjetore të ndarjes së çmimeve “Earthshot Prize” në Boston më 2 dhjetor duke shënuar udhëtimin e tyre të parë në SHBA që nga viti 2014. Ndërkaq, së fundmi thuhet se Middleton, është e mërzitur me Camilla-n, gruan e mbretit Charles III. Burime pranë familjes kanë pohuar se Kate beson se sjellja e Camilla-s ka ndryshuar për keq që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II.

Ata madje shkuan aq larg sa thanë se dyshja kishin një debat të ashpër në Pallatin Buckingham gjatë së cilës Kate zbuloi saktësisht se si ndihej për Camilla-n. Nga ana tjetër Kate është e gatshme t’i japë fund përçarjes me Meghan Markle, duke shpresuar se marrëdhëniet me të do të rregullohen në vizitën e saj të ardhshme në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë që Meghan dhe Kate mund të jenë gati për t’i qetësuar gjërat, burimet thonë se William nuk mund ta falë ende vëllain e tij të vogël.