Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të nxjerrë në treg projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihej se ishte në një lidhje me Dj Geek, me të cilin kishte një marrëdhënie disa vjeçare por së fundmi është aluduar se çifti i kanë dhënë fund.
Edhe pse ende e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, Dafina ka fshirë çdo foto me të. Jo vetëm kaq por dyshimet i ka ngritur dhe një postim në Instastory ku shkruhej se ndihej ‘Bosh’. Më pas këngëtarja publikoi këngën e saj të re, e cila titullohet “Harroj” e më këtë edhe pse ende ata nuk kanë reaguar për këto thashetheme, ndjekësit janë të bindur se ata janë ndarë.
Mbrëmjen e kaluar ajo festoi ditëlindjen e saj në një festë mjaft të veçantë, të madhe të organizuar në Prishtinë. Në këtë mbrëmje speciale për artisten e njohur dhe të talentuar nuk munguan familjarët, miqtë e ngushtë, ndër to edhe personazhe të njohur si dhe bashkëpunëtorët e saj si Ylli Limani, Teuta Selimi, Lori Kaçka, Klajdi Haruni, Bruno e shumë të tjerë.
Ajo që u bë kryefjala e ditës së djeshme dhe që mori vëmendjen e të gjithëve ishte edhe urimi që Dj Geek i bëri partneres ose ish-partneres “Gëzuar ditëlindjen Mbretëreshë”, përveç kësaj Dj ishte i pranishëm edhe në festë e saj dhe në videot që kanë qarkulluar ata kanë qenë duke kërcyer me njëri-tjetrin. Kjo shton akoma dhe më shumë dyshimet se si mund të jenë raportet mes tyre, a janë të lidhur dhe gjithçka është okej apo janë ndarë. Gjithësesi ne po jua lëmë juve ta gjykoni…
View this post on Instagram
Dafina dhe Dj Geek kanë pasur edhe një ndarje të tyre para pak vitesh, ku Dafi i kushtoi disa këngë dhe më pas ata u ribashkuan e ditën e sotme këngëtarja ka postuar një video duke kënduar një prej atyre këngëve, “Merri krejt” e duket se në një farë mënyre Dafi po e pohon këtë ndarje ama shpresojmë që të mos jetë përfundimtare.