Celebrities Gossip Showbiz

“Duhet të të lë të shkosh”, mos ndoshta Dafina po pranon se është ndarë nga DJ Geek?

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Por, ashtu si duhet marrëdhënia mes tyre ka patur mjaft ulje-ngritje ku madje në një periudhë çifti deklaroi dhe ndarjen, e në portale u përfol se dyshja i kanë dhënë fund marrëdhënies. Edhe pse ende e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, Dafi ka fshirë çdo foto me të. Jo vetëm kaq por dyshimet i ka ngritur dhe një postim në Instastory ku shkruhej se ndihet ‘Bosh’.

Gjithë këto ngritën dyshimet se mes çiftit mund të ketë ndodhur diçka dhe së fundmi burime për revistën ‘Who’ kanë pohuar se  edhe pse janë shfaqur bashkë në publik në koncerte, kimia mes dyshes nuk ka qenë e njëjtë dhe lidhja romantike ka marrë fund përfundimisht.

Edhe pse ende nuk kemi patur një reagim nga vetë dyshja lidhur me këto thashetheme, Dafina pak më parë na ka shtuar dyshimet se këto fjalë janë të vërteta pasi teksa ka ripostuar një pjesë nga kënga e saj më e fundit në bashkëpunim me Cricket ‘Harroj’ dhe krahas ka theksuar një pjesë nga teksti që na duket si një dedikim për Geek.

Duhet të të lë të shkosh

Dafina ka lajmëruar se së shpejti do të publikojë albumin e saj, i cili do të titullohet “Unë Jam Ajo”.