Celebrities Gossip Showbiz

Kuptimi që fshihet pas emrit të vogëlushes së Chrissy Teigen dhe John Legend!

Së fundmi supermodelja e njohur Chrissy Teigen ka shpjeguar për fansat kuptimin e ëmbël të emrit të vajzës së saj tre muajshe Esti Maxine. 37-vjeçarja e cila ka tre fëmijë me bashkëshortin John Legend tha se frymëzimi për këtë emër fillimisht u kishte ardhur gjatë pushimeve në Itali, por rastësisht, ai doli në dritë edhe si një lidhje familjare. Teigen u shpreh në “The Clarkson Show” se:

Ishim me pushime. Ne u martuam në Itali dhe unë po shikoja lart në hotel dhe vazhdova të shihja aty Este, dhe thashë: “Më pëlqen emri Este.” Unë thesht po luaja në fillim me këtë ide, nuk e kisha menduar seriozisht. Por më pas zbuluam një lidhje më të thellë me këtë emër. Mësuam se në fakt, stërgjyshja e John-it quhej Estera dhe me pas vendosëm ta kthenim në Esti.

Edhe emri i vogëlushes, Maxine, është gjithashtu mjaft i përdorur në familjen e Legend.

Emri i dytë i gjyshes sime ishte Maxine. Pra, ky emër është si të thuash, pjesë e familjes sime.

Chrissy tregoi gjithashtu se si vëllezërit e motrat e Esti-t po përshtaten mjaft mirë me të.

Është e çuditshme sepse mendova se ata do të ishin shumë të inatosur me të sepse merr shumë vëmendje nga unë, por në fakt e duan shumë.

Rikujtojmë, se së fundmi John Legend zbuloi se si ai dhe bashkëshortja e tij Chrissy Teigen e mbajnë “jetën e tyre seksuale të gjallë” me tre fëmijë ‘nëpër këmbë’. Ardhja në jetë e Esti erdhi më shumë se dy vjet pasi çifti humbi djalin e tyre, Jack, në atë që Teigen zbuloi më vonë se ishte një “abort që i shpëtoi jetën”. Ylli i “Chrissy’s Court” tha se Luna dhe Miles “nuk e kuptojnë plotësisht” atë që ndodhi në shtator 2020, por familja flet shumë për këtë. Teigen dhe Legend u martuan në shtator 2013.